Maqedoni
Moti me vranësira të ndryshueshme, shi të përkohshëm dhe erë
28.06.2016 09:07
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët, vende-vende me reshje lokale shiut, ndërsa lokalisht do të jetë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima...

Në orët e mbrëmjes reshjet do të ndërpriten, ndërsa gjatë ditës dhe në orët e pasditës do të fryejë erë mesatare përgjatë Vardarit dhe erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 20 gradë, ndërsa e ditës prej 24 deri 32 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, më i freskët dhe me erë me reshje të herëpashershme,
Temperatura e mëngjesit do të jetë 18, ndërsa e ditës deri 28 gradë.
Indeksi UV do të arrijë 7.
Të mërkurën dhe të enjten do të jetë mot stabil, ndërsa lokalisht jostabiliteti sërish pritet të premten pasdite. Të mërkurën temperatura maksimale do të lëvizë prej 26 deri në 33 gradëm ndërsa të enjten prej 28 deri 35 gradë./Mia
