Botë
ShBA, ankesa për keqtrajtimet e diplomatëve në Rusi
28.06.2016 09:53
Keqtrajtimi dhe spiunimi i diplomatëve amerikanë në Moskë është rritur dukshëm dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry...

Keqtrajtimi dhe spiunimi i diplomatëve amerikanë në Moskë është rritur dukshëm dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e ka shtruar këtë çështje aktualisht me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Edhe ambasadat e tjera perëndimore kanë raportuar për sjellje të ngjashme ndaj diplomatëve të tyre në Moskë.
“Ne shohim rritje dhe e marrim atë seriozisht. Keqtrajtimi nga agjentët rusë të sigurisë dhe policia e trafikut, ishte çështje që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit, prej se Shtetet e Bashkuara kanë imponuar sanksione kundër Rusisë lidhur me agresionin e saj në Ukrainë”,- deklaroi zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Elizabeth Trudeau.
Uashingtoni i ka tërhequr kredencialet e disa konsujve të nderit të Rusisë në muajin janar, si shenjë e hakmarrjes për keqtrajtimin e diplomatëve të vet.
Në shenjë të përgjigjes, Ministria e Jashtme e Rusisë i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për provokim të diplomatëve rusë në ShBA dhe çdo kund tjetër.
Konsujt e nderit zakonisht janë shtetas amerikanë, që kryejnë shërbime konsullore në emër të qeverisë së jashtme.
Keqtrajtimi i diplomatëve të Shteteve të Bashkuara ka ndodhur edhe jashtë Rusisë.
GAZMEND REXHEPI
