POQM

POQM publikon bartësit e listës

28.03.2014 20:13

Opsioni Qytetar për Maqedoninë, ka shpalosur bartësit e listave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të muajit prill………..

Opsioni Qytetar për Maqedoninë, ka shpalosur bartësit e listave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të muajit prill.

Kryetari i kësaj partie,  Stevçe Jakimovski, para masës ka deklaruar se kjo parti do të garojë në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore me kandidatët e vet të përzgjedhur. Me kandidatët tanë për deputet, presim që të jemi pjesë e parlamentit i cili do të konstitucionalizohet pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, ka theksuar lideri i opsionit qytetar për Maqedoninë, Stevçe Jakimovski.

“Opsioni Qytetar për Maqedoninë, në këto zgjedhje parlamentare, ka dalë me listat e veta në  të gjitha njësitë zgjedhore. Bartës i listës në njësinë zgjedhore numër një, do të jetë profesor-doktor Çedomir Sazdovski, në njësinë zgjedhore numër dy, bartës liste do të jetë Viktor Cvetkovski, në njësinë zgjedhore numër 3, bartës i listës së deputetëve do të jetë magjistri Shtereo Nikollov, në njësinë zgjedhore numër 4, Panco Minev, në njësinë numër 5, bartës i listës  do të jetë Lupço Nastovski dhe në njësinë zgjedhore  me numër 6, bartës i listës së deputetëve  do të jetë magjistri Goran Ancevski. Ne vlerësojmë se kemi dalë me lista kualitative”, - deklaroi kryetari i Opsionit Qytetar për Maqedoninë, Stevçe Jakimovski.

Lideri i Aleancës Qytetare për Maqedoni, Stevçe Jakimovski, theksoi se pret nga populli që në këto zgjedhje të votojnë për opsionin më të mirë për Maqedoninë. Ai edhe më tej mbetet i vendosur që të mos figurojë në listat e kandidatëve për deputet dhe të vazhdojë të ushtrojë punën e kryetarit të komunës së Karposhit.

Opsioni qytetar për Maqedoninë, do të vazhdojë fushatën për zgjedhjet presidenciale të prillit, por për shkak të motit të keq, tubimi i paralajmëruar për mbrëmë, është anuluar. Sonte kjo parti do të zhvillojë takim me qytetarët e Zletovës, Kratovës dhe të Probishtipit. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)