Ahmeti: Data e zgjedhjeve, pasi të sigurohen kushtet
Zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen me pjesëmarrjen e të gjithëve, me përkushtim publik dhe me mbështetje pa rezervë ndaj institucioneve...

Zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen me pjesëmarrjen e të gjithëve, me përkushtim publik dhe me mbështetje pa rezervë ndaj institucioneve, të cilat duhet t’i krijojnë kushtet për zgjedhje, vlerëson lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen me pjesëmarrjen dhe përkrahjen e të gjithëve, që nënkupton, në veçanti, përkushtimin publik të LSDM-së opozitare që do të marrë pjesë në këtë proces dhe që nuk do të kërkojë edhe një shtyrje të zgjedhjeve”,- është shprehur Ahmeti.
Por, sipas tij “përcaktimi i datës së zgjedhjeve pa i siguruar kushtet, sa do irracionale qofshin, na rikthen në rrethin vicioz të dilemave rreth mbajtjes së zgjedhjeve”,- tha Ahmeti në iftarin e mbrëmshëm në degën e kësaj partie në Çair.
