Botë

Irak, 12 të vrarë nga sulmi në një xhami

28.06.2016 12:04

Së paku 12 persona janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në një xhami në Abu Ghraib, që është 15 kilometra në perëndim të kryeqytetit Bagdad në Irak, kanë thënë zyrtarët...

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm të sotëm, që është sulmi i parë rreth Bagdadit prej se qeveria ka shpallur fitore kundër militantëve të “Shtetit Islamik” në Falluxha.
 
Në këtë lagje, kryesisht të banuar me popullatë sunite, besimtarët ishin mbledhur në xhami për falje gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
 
Militantët e “Shtetit Islamik” u kishin bërë thirrje mbështetësve për t’i shtuar sulmet gjatë Ramazanit.