Maqedoni
“Rusia Unike” dhe disa parti nga Ballkani, deklaratë për territor ushtarak neutral
28.06.2016 12:19
Partia ruse në pushtet “Rusia Unike” ka njoftuar të ketë nënshkruar dje një deklaratë për bashkëpunim....

Partia ruse në pushtet “Rusia Unike” ka njoftuar të ketë nënshkruar dje një deklaratë për bashkëpunim me përfaqësues të partive politike nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, BeH dhe Bullgaria, me të cilën nënshkruesit zotohen për formim të territorit ushtarak neutral në Ballkan.
Nënshkruesit e deklaratës theksojnë se në suaza të tensioneve të zvogëluara ndërkombëtare rëndësi të posaçme për EJL-në paraqet zhvillimi i iniciativës–“disa politikanë ballkanik për formim të territorit të shteteve sovrane dhe neutrale, në të cilat do të ishin Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, BeH”, theksohet në sajtin e partisë “Rusia Unike”.
“Ky projekt ka për qëllim të bëhet doktrinë strategjike rajonale dhe në të ardhmen të inkorporohet në shqyrtim të përgjithshëm evropian për arkitekturën e re kontinentale të sigurisë”,- thekson partia.
Nënshkruesit e deklaratës shprehin nevojë nga kërkesa për “zgjidhje të përbashkëta jashtë blloqeve”.
Në deklaratë theksohet interesi për bashkëpunim zhvillimor të shteteve ballkanike me vendet nga Lidhja Ekonomike Euroaziatike, si dhe përhapja e bashkëpunimit tregtar-ekonomik, financiar, energjetik dhe sfera të tjera.
Deklaratën nga ana ruse e nënshkroi Sergej Zheleznjak, përfaqësues i lartë i RU-së, në margjina të Kongresit të 15-të të partisë në Moskë. Në kumtesë nuk theksohet kush e nënshkroi deklaratën nga Maqedonia dhe vendet tjera ballkanike.
