Maqedoni

Deklarata për “Jugohromin”, reagon “Besa”: Ministri të mësojë detyrat e tij

28.06.2016 15:07

Pas deklaratës së djeshme të ministrit të Ekologjisë, Bashkim Ahmeti, se nuk është avokat i Fabrikës “Jugohrom”, ka reaguar sot Lëvizja “Besa”...

Përgjegjës kryesorë për ngecjen dhe zvarritjen e punimeve për vendosjen e filtrave janë pikërisht këta “joavokatë”, që janë vënë në shërbim të biznes-partnerëve të koalicionit VMRO-BDI, thonë nga “Besa”.

Nga kjo lëvizje i bëjnë thirrje ministrit që të jetë më serioz me deklarimet e tij rreth “Jugohromit”, pasi mosvendosja e filtrave nga ana e kombinatit, qytetarëve të Tetovës u kushton me jetë. 

“Nëse ministri vazhdon kështu të tallet me qytetarët e Tetovës, Lëvizja “Besa” do të jetë e detyruar t’i radikalizojë masat, t’u bashkohet protestave të sektorit civil ose të organizojë protesta të tjera, gjithë kjo me qëllim që ta mësojë ministrin se cilat janë detyrat e tij, ndërsa kjo të reflektojë edhe me ajër të pastër për qytetarët e Tetovës”,- thuhet në reagimin e Lëvizjes “Besa”.