Botë
Tregu energjetik Shqipëri-Kosovë, përfundon linja 400 kv e interkonjeksionit
28.06.2016 15:10
Linja e interkonjeksionit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë, i jep një dimension tjetër marrëdhënieve mes dy vendeve...

Gjatë inaugurimit të përfundimit të pjesës së projektit në Shqipëri, kryeministri, Edi Rama, dhe homologu i tij i Kosovës, Isa Mustafa, e cilësuan një projekt madhor, ndërsa u shprehën se kjo i hap rrugë edhe projekteve të tjera në fushën ekonomike e arsimore. Ndërsa kjo linjë interkonjeksioni u krahasua me projektin e Rrugës së Kombit për nga rëndësia.
Ministri i Energjisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, tha se një projekt i tillë në fushën energjetike do të nisë edhe me Maqedoninë vitin e ardhshëm.
Linja e interkonjeksionit 400 kv Shqipëri-Kosovë ka një gjatësi totale prej 241.1 km, nga të cilat 151.1 km shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 km shtrihen në territorin e Kosovës.
LULJETA NDOKA
