Botë
Video e re e IS-is, kërcënohet San Francisko dhe Las Vegasi
28.06.2016 15:52
Në një video të re të hedhur, grupi terrorist ISIS kërcënon San Franciskon dhe Las Vegasin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Në video lavdërohet Omar Mateen, i cili vrau 49 persona në një klub nate homoseksualësh këtë muaj në Orlando.
Megjithatë, autori që u vra nga policia dyshohet të ishte gay dhe frekuentues i rregullt i klubit.
Videoja besohet se është realizuar nga militantët e të ashtuquajturit “Shteti Islamik” në Mosul të Irakut, por disa pamje tregojnë rrugët e qyteteve të bregut Perëndimor.
Në video paraqiten ura e famshme në San Francisko “Golden Gate”, si dhe pamje nga hoteli “Cezar Palace”.
