Botë
Panik në Londër, evakuohet Katedralja e Shën Palit
28.06.2016 15:55
Një tjetër alarm terrorist sot. Zona përreth Katedrales së Shën Palit në Londër u evakuua në orët e para të mëngjesit dhe rrugët përreth saj u mbyllën për shkak të gjetjes së një pakoje të dyshimtë...

Komentet e para në rrjetin social Twitter tregojnë se mund të ketë pasur një shpërthim të kontrolluar nga ekipet e çaktivizimit të bombave, por policia nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Brenda një ore incidenti u deklarua i mbyllur dhe rrugët u hapën sërish për trafikun. Megjithatë, për shkak të hetimit, autobusët që qarkullojnë në atë zonë kanë lëvizur me gati 40 minuta vonesë.
