Maqedoni

OH “Hilal”, pako ndihmash edhe për 500 skamnorë

28.06.2016 16:02

Organizata Humanitare “Hilal” dhe donatorë të ndryshëm dhuruan 500 pako me ushqim organizatave humanitare dhe Myftinisë së Shkupit...

Organizata Humanitare “Hilal” dhe donatorë të ndryshëm dhuruan 500 pako me ushqim organizatave humanitare dhe Myftinisë së Shkupit që pastaj ato t’ua shpërndajnë njerëzve që kanë më shumë nevojë, e sidomos tani në muajin e Ramazanit kur nevoja për ushqim është më e madhe dhe jo çdo familje ka mundësi financiare për një agjërim të denjë. 
 
“Me punën, aktivitetin dhe publikimin e aksioneve tona, transparenca jonë ka qenë, është dhe do të jetë në vazhdueshmëri gjatë shpërndarjes së ndihmave. Sot prapë do të shpërndajmë në Shkup 500 pako, që këto pako do të shkojnë në vendin e duhur dhe në vendin e caktuar ku është nevoja”,- deklaroi kryetari i OH ”Hilal”, Mustafa Dauti.
 
“Në fillim të muajit ndamë pako, por edhe tash, që le t’i zbutet skamnorit jeta e tij, për shkak se ata veç më fillimin e Ramazanit e filluan me ndihmat tona dhe shpresojmë ta përfundojnë me këto ndihma”,- tha myftiu i Shkupit, Rexhep Jusufi.
 
“Hilal” do të shpërndajë gjatë këtij muaji pako ndihmash për mbi 10 mijë familje, e ndihmuar edhe nga firma të shumta në mbarë vendin.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI