Maqedoni
AKE: roamingu me Shqipërinë dhe Kosovën, i njëjtë
28.06.2016 17:35
Shtetet ballkanike, siç janë: Serbia, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi, kanë ulje të çmimeve të roamingut...

Shtetet ballkanike, siç janë: Serbia, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi, kanë ulje të çmimeve të roamingut, por jashtë kësaj liste ende vijojnë të mbeten Shqipëria dhe Kosova.
Nga Komisioni rregullator i Maqedonisë thonë se kjo varet nga operatorët që funksionojnë në Shqipëri.
“Ne po përpiqemi t’i përfshijmë edhe Shqipërinë dhe Kosovën në kuadër të projektit të roamingut, por ajo nuk varet vetëm nga ne. Kjo varet edhe nga shtetet përkatëse të rregullojnë punën me operatorët. Me siguri tek ata rezistenca e operatorëve është më e madhe dhe më vështirë arrijnë të përballojnë”- thuhet nga Komisioni rregullator i Maqedonisë.
Nga trupi rregullator shqiptar thonë se janë duke punuar në aspektin e uljes së çmimeve të roamingut dhe besojnë se shumë shpejt edhe Shqipëria do të jetë pjesë e shteteve ballkanike, mes të cilave ka ulje të çmimeve të roamingut.
“Ministria e Informatikës është duke punuar me operatorët për të parë mundësinë që të jemi edhe ne pjesëtarë të këtij roaming në rajon. Mendoj se jemi në një rrugë të tillë. Jemi duke punuar për të ulur çmimet si për shqiptarët, por edhe për maqedonasit, ne nuk bëjmë diferencime”,- theksuan nga Komisioni rregullator i Maqedonisë.
Këto u thanë me rastin e konferencës ndërkombëtare rregullatore që u mbajt në Ohër, ku shumë shtete prezantuan projektet dhe të arriturat në pjesën e rregullativës.
ERSAN PAJAZITI
