Maqedoni

LSDM: kërkon të ndalohet ndërtimi i rrotës panoramike; VMRO-DPMNE: LSDM ka paraqitje destruktive dhe pa ide

28.06.2016 18:31

LSDM-ja dhe opozita kërkojnë urgjentisht të ndalohet ndërtimi i Rrotës Panoramike, si dhe këto mjete të cilat merren nga shteti të rialokohen...

LSDM-ja dhe opozita kërkojnë urgjentisht të ndalohet ndërtimi i Rrotës Panoramike, si dhe këto mjete të cilat merren nga shteti të rialokohen për gazifikimin e Shkupit apo ndërtimin e rrugëkalimit nëntokësor, ka potencuar Damjan Mançevski, koordinator i Grupit të LSDM-së dhe nënkryetar i LSDM-së.
 
Ai gjithashtu tha se në seancën e sotme për pyetje të këshilltarëve, në mesin e çështjeve të tjera do të parashtrojnë pyetje për Rrotën Panoramike, e cila fillimisht duhej të kushtojë rreth 18 milionë euro.
 
“Pyetjet janë: në cilën fazë është ndërtimi, sa kushton projekti deri në këtë fazë, si dhe prej nga janë siguruar burimet financiare? Me informacionet që disponojmë, shumica e fondeve vijnë nga buxheti qendror dhe donacionet nga organet e pavarura rregullatore, si shembull Agjencia për komunikime elektronike. Për atë arsye edhe pyetja për Rrotën Panoramike është e lidhur ngushtë me buxhetin qendror. Buxheti qendror është temë aktuale edhe në Kuvend, si dhe nga ai rebalanc kuptojmë se mjetet financiare për buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë janë zvogëluar për 9.4 milionë euro”,- deklaroi Damjan Mançevski.
 
Ndërkohë, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE.
 
“Asgjë e re nga LSDM-ja, e cila në mënyrë të vazhdueshme ka paraqitje destruktive dhe pa asnjë ide, pa asnjë propozim konkret për ta përmirësuar jetën e qytetarëve të Shkupit. LSDM me zemërimin dhe pafuqinë e saj e dëmton dhe shkatërron atë që është bërë për qytetin dhe banorët e tij. LSDM-ja vetëm mund të ëndërrojë që në atë mënyrë mund ta fitojë besimin e qytetarëve. Kjo është vërtetuar shumë herë në zgjedhje, dënimi për LSDM nga  qytetarët për veprimet e tyre destruktive pritet në shansin e radhës”,- reagon VMRO-DPMNE.
 
Gjithashtu nga VMRO-DPMNE thonë se në shtatë vitet e fundit janë realizuar shume projekte dhe pikërisht realizimi i këtyre projekteve është shkas i zemërimit të LSDM-së.
 
GAZMEND KURTISHI