Botë

Në sulmin ajror në Jemen janë vrarë 25 persona

28.06.2016 19:16

Njëzet e pesë persona janë vrarë në sulmin më të ri ajror, të kryer në mëngjesin e sotëm në qytetin jugor të Jemenit Taiz...

Njëzet e pesë persona janë vrarë në sulmin më të ri ajror, të kryer në mëngjesin e sotëm në qytetin jugor të Jemenit Taiz nga aeroplanë të koalicionit sunit, të udhëhequr nga Arabia Saudite, ndaj kryengritësve shiit të fisit Huti, transmetuan mediat amerikane, duke iu referuar përfaqësuesve të forcave jemene të sigurisë.
 
Në sulm janë vrarë 15 kryengritës dhe 10 civil, ndërsa edhe tetë qytetarë të tjerë janë plagosur.
 
Ndërkohë një komandant i lartë ushtarak i Jemenit kutoi se në serinë e mbrëmshme të sulmeve, të kryer nga grupi Shteti Islamik në qytetin jugor Mukala, janë vrarë 48, ndërsa janë plagosur edhe 30 të tjerë./mia