Botë

Obama: Bregzit е shtypi butonin për pauzë në integrimet evropiane

28.06.2016 20:39

Presidenti amerikan Barak Obama sot paralajmëroi se "histeria" ndërkombëtare që pasoi pas referendumit të javës së kaluar në Britani...

Presidenti amerikan Barak Obama sot paralajmëroi se "histeria" ndërkombëtare që pasoi pas referendumit të javës së kaluar në Britani ku u votua për dalje të këtij vendi nga Bashkimi Evropian.
 
Obama në intervistën për Radion publike kombëtare (NPR) deklaroi se e respekton rezultatin nga referendumi.
 
Sipas tij, këto të dhëna na bëjnë me dije se "ndaj projektit për integrim të tërësishëm evropian është shtypur butoni për pauzë".
 
"Unë këte nuk do ta kisha theksuar. Kishte pak histeri pas votimit për Bregzit, sikur përnjëherë të zhduket NATO-ja, sikur aleanca transatlantike të shpërndahet dhe se çdo vend ik në këndën e vet. Kjo nuk është e verëtetë", tha Obama.
 
Ai theksoi se rezultati nga referendumi, "fletë për ndryshime që janë në vijim dhe për sfidat që i sjell globalizimi", duke e përshkruar si reagim i BE-së në rritje e cila "me siguri ecte më shpejt dhe pa shumë konsenzus në krahasim me atë se si duhej të lëvizte" 
 
Presidenti amerikan tha edhe se "nuk pret që për këtë shkak të ketë ndryshime të mëdha kataklizmike"./mia