Botë

UNICEF: 69 milion fëmijë mund të vdesin deri më 2030

28.06.2016 21:52

Në një raport të publikuar të martën nga UNICEF, thuhet që deri në vitin 2030 rreth 69 milion fëmijë mund të vdesin nga “shkaqe të parandalueshme”...

Në një raport të publikuar të martën nga UNICEF, thuhet që deri në vitin 2030 rreth 69 milion fëmijë mund të vdesin nga “shkaqe të parandalueshme” para moshës pesë vjeçare në qoftë se liderët botëror dështojnë t’i adresojnë mos barazitë globale, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
 
Raporti në fjalë “State of the World’s Children 2016”, ka vënë në pah ndikimin disproporcional tek fëmijët nga konfliktet e dhunshme, ndihmesat humanitare, katastrofat natyrore si dhe krizat shëndetësore.
 
Afërsisht gjysma janë nga Afrika. Angola kryeson listën me 157 në 1,000 fëmijë që janë duke vdekur nën moshën pesë vjeçare në vit. Shifra të përafërta kanë edhe Chad me 139 dhe Somalia 137  vdekje ne 1,000 fëmijë.
 
Për më tepër 167 milion fëmijë rrezikojnë varfërinë e skajshme dhe 750 milion përballen me martesa të hershme.
 
“Ne kemi një zgjidhje: Të investojmë në këta fëmijë tani, ose të lejojmë që bota të bëhet më e pabarabartë dhe e ndarë.”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv në UNICEF, Anthony Lake.