Maqedoni

Mot me diell dhe me erë

29.06.2016 09:03

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla në të ndryshueshme...

Do të fryejë erë e matur nga veriperëndimi e cila përgjatë Vardarit dhe në Pelagoni kohë pas kohe do të përforcohet.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 18 gradë, ndërsa e ditës prej 25 deri 32 gradë. 
 
Në Shkup mot me diell me vranësira të ndryshueshme dhe më erë të matur nga veriperëndimi e cila në fushgropa do të përforcohet. Temperatura e mëngjesit do të jetë 17, ndërsa e ditës deri 30 gradë. 
 
Të enjten moti do të jetë stabil dhe kryesisht me diell, ndërsa do të ketë edhe rritje të dukshme të temperaturës.
 
Prej të premtes në orët e pasdites do të ketë paraqitje të jostabilitetit me reshje lokale të shiut dhe bubullimave, por edhe më tej do të jetë mjaft nxehtë./Mia