Maqedoni
Punëtori për regjistër për emetimin dhe bartjen e ndotësve
29.06.2016 10:40
Punëtori për rolin e shoqatave të qytetarëve në zbatimin e protokollit për regjistra për emetimin dhe bartjen...

Punëtori për rolin e shoqatave të qytetarëve në zbatimin e protokollit për regjistra për emetimin dhe bartjen e ndotësve (rebn) dhe për ndërtimin e një regjistri operativ në Maqedoni do të mbahet sot në Shkup.
Punëtoritë i organizojnë Qendra rajonale për mjedis jetësor për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC) dhe Ministria e Mjeidist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të projektit "Mbështetje në vendosjen dhe zhvillimin e protokollit për regjistra për emetimin dhe bartjen e ndotësve (REBN) në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Moldavi".
Projektin e zbaton Zyra kryesore e REC në Hungari, ndërsa financohet nga Programi për ndihmë këshillëdhënëse të Ministrisë federale gjermane për Mjedis Jetësor.
Në punëtori do të prezentohet edhe Strategjia dhe Plani Veprues për zbatimin e Protokollit për REBN në Republikën e Maqedonisë, Statusi dhe mënyra e njoftimit, problemet vijuese dhe hapat e nevojshëm të ardhshëm për REBN./Mia
