BDI-PDSH

BDI u kundërpërgjigjet akuzave të PDSH-së

28.03.2014 20:33

BDI u është kundërpërgjigjur akuzave të PDSH-së, e cila akuzoi zëvendësdrejtorin e Drejtorisë të të Hyrave Publike, Argëtim Asanin, për korrupsion…….

BDI u është kundërpërgjigjur akuzave të PDSH-së, e cila akuzoi zëvendësdrejtorin e Drejtorisë të të Hyrave Publike, Argëtim Asanin, për korrupsion.

Nga BDI, thonë se nuk presin që programit të tyre zgjedhor të prezantuar dje, “t’i përgjigjen nga PDSH në këtë mënyrë, duke pyetur nëse janë të vërteta shkrimet në media se kandidimi i Iljaz Halimit vlen 2.4 milionë euro, aq sa është qiraja vjetore që përfiton Menduh Thaçi nga kompania ‘Interpromet”.

“Ndërkohë që zgjedhësit tanë mezi presin të dëgjojnë ofertat e partive, siç patën dje rastin të dëgjojnë 1.081 projektet e BDI-së, PDSH përcaktohet të jetë joserioze, duke zgjedhur për mjet konkurrimi trillimet dhe gënjeshtrat. Ajo që po mundohet tani e dy javë ta bëjë PDSH, është tu përvidhet përgjigjeve që i kërkojnë me ngulm qytetarët tanë. BDI dhe çdo shqiptarë është në pritje për të dëgjuar, nëse janë të vërteta shkrimet në media se kandidimi i Iljaz Halimit vlen 2.4 milionë euro, aq sa është qiraja vjetore që përfiton Menduh Thaçi nga kompania ‘Interpromet”, - thuhet në reagimin e BDI-së. (Sanije Kasami, TVM2)