Maqedoni

Shtatë persona janë lënduar në 10 aksidente në Shkup, karrotreci ka larguar 78 automjete

29.06.2016 11:26

Policia e komunikacionit gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer kontroll të 10 aksidenteve, prej të cilave pesë janë me dëme...

Policia e komunikacionit gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer kontroll të 10 aksidenteve, prej të cilave pesë janë me dëme materiale dhe tre janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë pesë persona.
 
Siç informon për MIA-n inspektori i pavarur Dragan Veljanoski nga SPB-Shkup, kanë ndodhur edhe dy aksidente me pasoja të lëndimeve të rënda trupore, në të cilat lëndime më të rënda kanë marrë dy këmbësorë.
 
Gjatë ditës së djeshme potencoi ai, pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit në komunikacion nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar numër gjithnjë e më i madh i shkeljeve.
 
Janë sanksionuar 24 vozitës të cilët me automjetin kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy shoferë gjatë vozitjes së automjetit ishin nën ndikim të alkoolit,  gjashtë shoferë gjatë vozitjes së automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular, pesë shoferë kanë drejtuar automjetin e parregjistruar, si dhe pesë persona ishin pa patentë shoferi.
 
Janë zënë 35 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt dhe tre këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit  të shënuar, ose megjithatë, kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.
 
Me ndihmën e automjetit specialë karrotrec, gjatë ditës së djeshme janë larguar 78 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit të këmbësorëve ashtu edhe të motorëve.
 
Në suaza të projektit për kulturë të komunikacionit të fëmijëve në institucionet parashkollore Reparti për parandalim pranë SPB-së Shkup sot do të realizojë punëtori edukative në kopshtin "Majski cvet", objekti "Taftalixhe 1", e cila gjendet në rajonin e komunës së Karposhit.