Botë

Liderët botërorë dhe evropianë dënojnë fuqishëm sulmet në Stamboll

29.06.2016 12:30

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, dënoi sulmin terrorist të së martës në aeroportin e Stambollit dhe kërkoi një bashkëpunim ndërkombëtar më të lartë për të luftuar veprime të tilla...

Në një komunikatë, Ban shpreh simpati të thellë dhe ngushëllimet e tij ndaj familjeve të viktimave dhe ndaj qeverisë turke.
 
Ai shpreson se “autorët e këtij krimi do të identifikohen dhe do të ndiqen penalisht”.
 
Moon thekson se “qëndron fuqishëm në krahë të Turqisë përballë këtij kërcënimi. Është e nevojshme të intensifikohen përpjekjet rajonale dhe ndërkombëtare për të luftuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. 
 
Presidenti francez, François Hollande, ka dënuar fuqishëm një sulm të shëmtuar pas atentatit vetëvrasës që ndodhi të martën në një terminal të aeroportit “Ataturk” të Stambollit, gjatë një konference për shtyp, në përfundim të ditës së parë të mbledhjes evropiane në Bruksel.
 
“E dënoj fuqishëm këtë sulm. Këto sulme terroriste që vijnë pas disa të tjerash kanë për qëllim ta bëjnë situatën edhe më të vështirë në Turqi”,- deklaroi shefi francez i shtetit. 
 
Edhe ShBA-ja dënon sulmet e shëmtuara të së martës në aeroportin ndërkombëtar “Ataturk” të Stambollit, duke garantuar Turqinë për mbështetjen e tyre.
 
“Aeroporti ndërkombëtar “Atatruk”, si aeroporti i Brukselit që u sulmua më herët këtë vit, është simbol i lidhjeve ndërkombëtare dhe i lidhjeve që na bashkojnë”,- theksoi zëdhënësi i ekzekutivit amerikan, Josh Earnest.
 
“Ne i qëndrojmë besnik mbështetjes sonë ndaj Turqisë, aleati dhe partneri ynë në NATO, ashtu si me gjithë miqtë dhe aleatët në botë, ndërkohë që vazhdojmë të përballemi me kërcënimin e terrorizmit”,- shtoi ai.