Botë
Teksas, përplasen dy trena, tre të vdekur
29.06.2016 14:44
Dy trena mallrash janë përplasur sot në afërsi të qytetit Panhandle të Teksasit...

Sipas dëshmitarëve okularë, dy trenat janë përplasur ballë për ballë, ndërsa dyshohet se ka pasur defekte teknike.
Në incident mbetën të vdekur tre inxhinierë të trenave. Vetëm njëri arriti të nxirret gjallë nga zjarrfikësit.
Gjatë përplasjes, lokomotivat kanë marrë menjëherë flakë dhe tymi ka mbuluar pjesën veriore të qytetit.
