Maqedoni

Kushtetuesja voton për kryqin në Butel, nuk ka epilog përfundimtar, votat ndahen në 4 me 4

29.06.2016 15:18

Gjykata Kushtetuese nuk arriti të vendosë për kushtetutshmërinë e iniciativës për vendosjen e kryqit 55 metërsh në Komunën Butel...

"Vendosja për iniciativën e parashtruar për vendimin për dhënie të pajtueshmërisë për vendosje të pajisjes urbane në rajonin e Komunës së Butelit nga 23 shkurti i këtij viti, i miratuar nga Këshilli i Komunës dhe zgjidhjen për publikim të vendimit për dhënie të pajtueshmërisë për vendosje të pajisjes urbane në rajonin e Komunës së Butelit, gjithashtu nga 23 shkurti i këtij viti, i miratuar nga kryetari i Komunës së Butelit, është anuluar për ndonjërën nga seancat e ardhshme",- informojnë nga Gjykata Kushtetuese.
 
Sipas burimeve brenda Gjykatës, në seancën e sotme kanë qenë të pranishëm tetë gjykatës, katër nga të cilët votuan pro, kurse katër të tjerë votuan kundër. Në seancë mungoi gjykatësi, Jovan Josifovski.
 
Gjykatësit kushtetues, ndërkohë, morën vendim për heqje të dispozitave nga neni 104 i Ligjit për marrëdhënie të punës dhe tani u mundësohet burrave dhe grave të kenë të drejtën e zgjedhjes nëse do të vazhdojnë të punojnë njësoj, pra deri në 67 vjeç, në qoftë se kjo nuk rregullohet ndryshe me ligj tjetër.
 
Gjykata Kushtetuese mori vendim edhe për heqje të dispozitave nga Ligji për nëpunës administrativ, të cilët parashikonin që të punësuarit në administratë të dorëzojnë dëshmi për njohje të gjuhës së huaj dhe punë në kompjuter.
 
GYLTENE SINANI