Të drejtat e të burgosurve me pak përparim, kushtet ende të rënda
Kushtet e të burgosurve në Maqedoni janë ende të rënda, megjithëse janë shënuar disa përparime, vlerësojnë nga misioni i BE-së.

Për përparim në këtë fushë, nevojitet lidership i fortë politik dhe angazhim nga të gjitha institucionet, thonë përfaqësuesit ndërkombëtarë.
Qeveria thotë se e ka prioritet zhvillimin e sistemit të burgjeve. Por, vendi ballafaqohet me sfida të shumta në implementimin efikas në fushën e sistemit të të burgosurve, thotë ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi.
“Implementimi në përparimin e efikasitetit dhe efektivitetit në sistemin e të burgosurve, përmirësimi i mënyrës së sjelljes dhe respektit të tërësishëm të të drejtave së njeriut; risocializmi i të dënuarve dhe i të miturve, si dhe riintegrimi i suksesshëm i tyre në shoqërisë janë katër fusha që parasheh projekti të kontribuojnë në përforcimin e mbrojtës së të burgosurve”,- deklaroi ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi.
Të burgosurit më tepër ballafaqohen me trajtim joadekuat. Nga Drejtoria për zbatim të sanksioneve thonë se po punon në trajnimin e personelit për vetëdijesim të sjelljes adekuate ndaj të të burgosurve.
“Të drejtat e të burgosurve nuk janë vetëm vendosja e tyre. Sipas meje, të drejtat e tyre janë më tepër pjesa tjetër, pra parandalimi i sjelljes joadekuate që duhet ta them se në dy vitet e fundit nuk e kemi problem. Megjithatë, intensivisht punojmë në trajnimin e personelit, me qëllim që të krijojmë personel që do të jetë i vetëdijshëm në trajtimin human të të burgosurve”,- tha drejtori i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, Lidija Gavrilovska.
Projekti për përforcimin e mbrojtjes së të drejtave të të burgosurve është financuar nga Bashkimi Europian dhe do të implementohet nga OSBE dhe Ministria e Drejtësisë. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)
