Gostivar, Kolonia“Kombet e Bashkuara Artistike”

29.06.2016 16:19

Me ekspozitën kolektive të mbajtur mbrëmë në Galerinë e Qendrës për Kulturë, u përmbyllën aktivitetet e Kolonisë Artistike “Kombet e Bashkuara Artistike”, organizuar me rastin e Ditës së Komunës së Gostivarit, nga ana e Shoqatës së Artistëve të Artit Figurativ “Draodacum” nga Gostivari.

Në këtë ekspozitë u ekspozuan punimet e krijuara gjatë qëndrimit në qytetin e Gostivarit të 67 artistëve nga gjithsej 29 shtete të ndryshme të Botës, pjesëmarrës në këtë koloni artistike ndërkombëtare.

Kryetari i Shoqatës “Draudacum”, Reshat Ameti, deklaroi që Kolonia Artistike “Kombet e Bashkuara Artistike”, tashmë është bërë një format i njohur ndërkombëtar dhe paralajmëroi praninë e figurave të njohura ndërkombëtare nga fusha e artit figurativ në edicionin e vitit që vjen.

“Është një kontribut i jashtëzakonshëm i anëtarëve të shoqatës sonë dhe besoni se në nivel ballkanik nuk ka evenimente më të organizuara se kjo. Këtë mund ta sheh çdokush që është i pranishëm këtu”,- tha Ameti, duke shprehur binden se kjo traditë e bukur do të vazhdojë dhe duke shprehur falënderim publik deri tek drejtuesit e Komunës së Gostivarit për përkrahen e treguar tani e disa vite me radhë në organizimin e këtij evenimenti.

Kolonia Artistike “Kombet e Bashkuara Artistike”, e realizuar nga shoqata “Draodacum”, financiarisht u mbështet nga Komuna e Gostivarit. (Lulzim Haziri, TVM2)