Botë

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, deputeti gjerman kërcënon me heqjen e statusit

29.06.2016 16:22

Bundestagu gjerman do të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë nëse nuk miratohet reforma për drejtësi...

Kryetari i Komisionit për Europën në Bundestag, Gunther Krichbaum, paralajmëroi heqjen e statusit kandidat për Shqipërinë nëse kjo reformë nuk miratohet.
 
“Jeni në krye të listës së prioriteve për Gjermaninë, po dështuat, shkoni në fund. Nëse vendoset që në këtë rrugë në vend që të bëhen hapa prapa, atëherë palët e përfshira të vendosin se çfarë qasje do ndjekin me partnerët. Sepse në fund të ditës, si partnerët ashtu dhe Republika federale, duhet të vendosin se çfarë të bëjnë me këtë vend që ecën prapa dhe në këtë rast ne nuk do t'ju mbronim shpatullat, por do t'ju dilnim para dhe kjo do ishte dëm për Shqipërinë. 21 korriku është një datë vendimtare për sa i përket kësaj çështje, sepse duhet marrë një vendim. Duhet të shmangni, që në fund t'i humb durimi BE dhe Komisionit Europian. Nëse ne në fund të ditës na krijohet përshtypja se kjo reformë nuk është e dëshiruar, ashtu si lufta ndaj korrupsionit, atëherë dhe ne do na duhet të marrim vendimin dhe t'ju heqim statusin e vendit kandidat. Nëse humbni besimin e BE-së dhe Bundestagut gjerman, nuk mendoj se po i futeni një dite që mbart shumë shpresa me vete”.
 
Por, pavarësisht kësaj deklarate, kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, paralajmëroi se nuk do ta votojë reformën nëse nuk gjendet një zgjidhje për emërimin e gjykatësve në institucionet e reja të drejtësisë.
 
Krishbau është takuar pasditen e djeshme me kryeministrin, Edi Rama, të cilit i ka përcjellë mesazhin e domosdoshmërisë për miratimin e reformës. 
 
LULJETA NDOKA