Rebalanci i buxhetit, PDSh: Edhe ato pak projekte, BDI i shndërron në hiç

29.06.2016 16:33

PDSh-ja opozitare ka reaguar ndaj rebalancit të buxhetit, duke e cilësuar të njëjtin si diskriminues për shqiptarët...

Nga PDSh thonë se edhe ato projekte të parapara në buxhet në fillim të vitit eliminohen nëpërmjet rebalancit në mes të vitit. Deputeti i kësaj partie, Bekim Fazliu, tha se në fillim të vitit ndahen shumë pak mjete, ndërsa me rebalanc këto pak mjete shndërrohen në hiç.

“Rebalanci, i cili është dorëzuar në parlament nga ana e qeverisë BDI-VMRO, për miratim vazhdon t’i lejë vendbanimet shqiptare pa ujë për pije, pa rrugë adekuate, me sistem arsimor të dërmuar, me institucione shëndetësore të shkatërruara. Dallimi në mes vendbanimeve shqiptare dhe ato maqedonase tashmë është evident dhe i dukshëm nga të gjithë dhe në të gjitha sferat e jetës”,- deklaroi deputeti i PDSh-së, Bekim Fazliu.

PDSh ka përgatitur qindra propozim-amendamente, të cilat do t’i shpalosin në ditët në vazhdim, në mënyrë që të vërtetojë diskriminim që po u bëhet shqiptarëve me buxhetin shtetëror. (Ersan Pajaziti, TVM2)