Maqedoni

Ivo Vajgëll: Fati i Maqedonisë, në duart e politikanëve të saj

29.06.2016 17:40

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Ivo Vajgëll, ishte i qartë sot se vendi duhet të vazhdojë procesin e reformave për të përmbushur qëllimin kryesor, mbajtjen e zgjedhjeve...

Vajgëll doli me porosi se vendi duhet t’i zgjedhë vetë problemet dhe politikanët duhet ta kenë të qartë se ardhmëria është në duart e tyre. 
 
“Mendoj se është shumë me rëndësi të mbahet dialog në mes nesh si Parlament Evropian dhe politikanët nga Maqedonia, pa dallim se çfarë funksioni ata kanë për momentin. Unë mendoj se të dyja palët kanë nevojë të vazhdojnë me proceset demokratike në drejtim të zgjedhjeve, të cilat duhet të jetë qëllim kryesor, dhe mendoj se politikanët e Maqedonisë duhet të vendosin që ta marrin fatin e vendit të tyre në duart e tyre dhe të mos mbështeten në ndërmjetësime dhe intervenime nga jashtë”,- deklaroi Vajgëll.