Përfundon projekti për rikonstruimin e urave të Korridorit 10-­të

30.06.2016 09:20

Në vendin e quajtur Kulla në autostradën Veles­Katllanovë sot do të shënohet përfundimi i projektit për rikonstruimin e urave të Korridorit 10­-të.

Në ngjarje është paralajmëruar pjesëmarrje e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajlovski dhe i përfaqësuesve të NATO­s.

Projekti u realizua në bashkëpunim me Aleancën e NATO­s, ndërsa u rikonstruan gjithsej 64 ura në Korridorin 10-­të. Projekti u punua në tre faza.

Faza e parë nga Katllanova deri në Veles dhe Shkup­Bllacë, e dyta Demir Kapi­ Gjevgjeli dhe faza e tretë prej Velesit deri në Katllanovë. (mia.mk)