Konferencë "Europe, my country"

30.06.2016 09:45

Konferencë kombëtare nga projekti "Europe, my country"...

Konferencë kombëtare nga projekti "Europe, my country", e organizuar nga Lidhja rinore ­ Krushevë, ndërsa e përkrahur nga Programi i Bashkimit Evropian "Europe for Citizens" do të mbahet sot në Info Qendrën e BE­së në Shkup.

Në konferencë do të diskutohet për rezultatet e hulumtimit, të cilin në suaza të projektit e zbatoi Lidhja rinore ­ Krushevë, e ka të bëjë me vlerësimin qytetar të punës së 123 përfaqësuesve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.

Në një nga Sesionet do të marrin pjesë edhe Kristine D. Althauzer, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoni, e cila do të flasë për ngjarjet momentale në Bashkimin Evropian me Bregzitin. (mia.mk)