KSHZ – Procedura për zgjedhjet
Në mesnatën ndërmjet të dielës e hënës, përfundon edhe kontrolli publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe për paraqitjen e shtetasve të Maqedonisë që janë në vendet e huaja……….

Afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të ri të Maqedonisë është deri sonte në mesnatë. KSHZ-ja në afat prej 48 orësh duhet të konfirmojë nëse lista e kandidatëve për zgjedhjet e 27 prillit është parashtruar në afatin e caktuar dhe është përbërë në pajtim me përcaktimet e Kodit zgjedhor.
Megjithatë ky proces nuk përfundon këtu. Partitë politike kanë afat shtese prej 48 orësh që t’i përmirësojnë gabimet eventuale që mund të konstatohen nga KSHZ-ja. Kjo e fundit duhet të hedh short për orarin e listave të fletëvotimit e kjo pritet të ndodh me 3 prill, duke u bazuar në Librin e shënimeve, ndërsa më 9 prill, listat e vetme të kandidatëve për deputetë në njësitë zgjedhore Komisioni duhet t'i publikojë në shtypin ditor.
Në mesnatën ndërmjet të dielës e hënës, përfundon edhe kontrolli publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe për paraqitjen e shtetasve të Maqedonisë që janë në vendet e huaja. Kontrollin e te dhenave në Listën zgjedhore, deri të premten e kanë bërë 27.000 qytetarë.
Deri të enjten për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë paraqitur mbi 6.000 shtetas të Maqedonisë në vendet e huaja. Më së voni deri më 4 prill, KSHZ-ja listën zgjedhore e dorëzon deri te partitë politike, e këto të fundit do të kenë afat prej pesë ditësh që të Komisioni të parashtrojnë kërkesa për regjistrim, plotësim dhe fshirje të të dhënave.
Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zyrtarisht fillon me 5 prill. KSHZ duhet ta nënshkruajë Listën zgjedhore më së voni deri më 17 prill. Këto janë zgjedhjet e treta të parakohshme parlamentare në Maqedoni dhe do të mbahen më 27 prill, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
