Në Shkup 10 aksidente, janë lënduar gjashtë persona, karrotreci largoi 79 automjete

30.06.2016 10:25

Policia e komunikacionit gjatës ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer ekspertizë në 10 aksidente trafiku....

Policia e komunikacionit gjatës ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer ekspertizë në 10 aksidente trafiku, prej të cilave katër janë me dëme materiale dhe pesë janë ma pasojë lëndime trupore, në të cilat më lehtë janë lënduar pesë persona.

Ka ndodhur edhe një fatkeqësi me pasojë lëndime të rënda trupore, në të cilën lëndime të rënda trupore ka marrë një shofer i një automjeti motorik për udhëtim.

Sipas Dragan Veljanoskit, inspektor i pavarur nga SPB­Shkup, gjatë ditës së kaluar pas kontrolleve të zbatuara ndaj pjesëmarrësve në komunikacion nga ana e policisë së trafikut, janë zbuluar dhe sanksionuar numër më i madh i kundërvajtjeve.

Janë sanksionuar 60 shoferë, të cilët me automjet kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, pesë shoferë nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular, shtatë shofer e kanë drejtuar automjet të paregjistruar, si dhe katër persona kanë qenë pa patent shoferi.(mia.mk)