Pavllopullos kërcënon sërisht, nëse nuk respektoni historinë tonë, harroni BE-në
Presidenti grek, Prokopis Pavllopullos ka akuzuar sërish Shkupin se nuk e respekton historinë dhe të vërtetën...

Kjo akuzë erdhi pasi Shkupi konteston karakterin grek te krahinës Maqedhonia në Greqi, dhe sipas presidentit Helen, Shkupi nuk respekton parakushtet kryesore për antarësim të Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare.
“Klerikër fetarë, në mënyrë historike e kanë dokumentuar karakterin grek të Maqedonisë. Askush të mos kujtojë se ne do të lodhemi, ne nuk po përkulemi ndaj kësaj propagande. Asnjëher nuk do të bëjmë lëshime për këtë çështje, qoftë në Greqi apo jashtë shtetit tonë , as nëse kjo ka të bëjë me antarësimin e shtetit fqinjë në organizatat ndërkombëtare. Kusht i pa kontestueshëm është që të respektohet historia, që të respektohet e vërteta”, ka deklaruar presidenti grek.
Nuk është kjo hera e parë që pavllopulos akuzon Maqedoninë. Ai gjithnjë ripërsërit se nëqoftëse nuk i zgjidhë dallimet me Greqinë, IJRM asnjëher nuk mund të antarësohet në BE dhe NATO.
