Gjykata e Apelit, Taleski mbetet në paraburgim shtëpiak

30.06.2016 11:13

Gjykata e Apelit e konfirmoi vendimin e Këshillit penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup...

Gjykata e Apelit e konfirmoi vendimin e Këshillit penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup për shqiptim të masës paraburgim shtëpiak për kryetarin e Komunës së Manastirit, Vladimir Talevski.

“Gjykata e Apelit deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup e dorëzoi vendimin për të dyshuarin V.T. i cili është i përfshirë në lëndën e PSP-së në opinion e njohur si ‘Transportuesi’ me të cilën konfirmohet vendimi i Këshillit penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup, me këtë për të njejtin mbetet masa paraburgim shtëpiak”, thuhet në kumtesën e publikuar  në ueb faqen e GJykatës  Themelore Shkupi 1 në  Shkup.