BDI-FUSHATA

Fushata e BDI-së “JO President të njëanshëm” në Tetovë

29.03.2014 19:57

BDI ka vazhduar me prezentimin e fushates “ Jo presidentit te njeanshem” para qytetareve te Tetoves………

BDI ka vazhduar me prezentimin e fushates “ Jo presidentit te njeanshem” para qytetareve te Tetoves. Duke spjeguar idene e kesaj fushate kreu i BDI-se Ali Ahmeti tha se ju takon te zgjedhurve te popullit te nderrmarin veprime te guximshme per te realizuar idete madhore pavaresisht kostos dhe çmimit.

“As per ne nuk ka qene e lehte kur e kemi vene idene mbi tavoline por ketij vendi I duhen ndryshime, sic kane filluar ndryshimet me statusin politik dhe juridfik te shqiptareve,  me Marreveshjen paqesore te  Ohrit, me perfundimin e luftes dhe hapjen e shtegut per negociata.  Ashtu dua qe te punojme edhe ne decenien e dyte te Marreveshjes se Ohrit . Jetojme ne nje shtet por sikur jemi fqinj nga dy shtete, jetojme ne nje shtet dhe nuk marrim guxim per te jetesuar dhe materializuar nje ide e cila ofron dhe nuk ndan, e cila bashkon e nuk percan, kandidat te pranueshem pavaresisht kujt komuniteti i takon” – tha Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Duke folur per pjesmarrjen e nje kandidati shqiptar ne keto zgjedhje presidenciale Ahmeti tha se ky kandidim nuk do te kete asnje rezultat vetem se lendon nje ide e cila mund te ishte edhe e PDSH-se sepse kjo ide eshte nje avancim i ceshtjes shqiptare  dhe jo vetem dobi e nje subjekti politik.

“Ata po bejne sikur po fitojne. Nese e kishin qellimin qe te grumbullojne ndonje vote, apo te shohin deri ku e kane rejtingun, Me mire te kishin paguar nje shtepi tu bente nje sondazh qe ta dinin se ku e kane vendin , sesa ta lodhnin profesroin e del ai dhe thote nese une i fitoj zgjedhjet do jetojne  shqiptaret shume mire. Po te kishim pasur ne bindjen qe shiqptaret vertete do fitonin, do I kishim hyre me kohe kesaj pune” - tha Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Sekretari organizativ I BDI-se potencoi para te pranishmeve se cdo pjesmarrje ne votimin per president, qofte edhe vetem me marrjen e fletes se votimit , eshte ne dobi te pales maqedonase dhe shqiptareve qe iu dolen atyre ne ndihme ne keto zgjedhje. (Gylten Sinani, TVM2)