Sulmet në Stamboll, Ebu Bekir është i dyshuari kryesor
Mediat boterore kanë filluar të rindërtojnë skenën e sulmit, nga i cili humbën jetën 41 persona dhe mbi 240 u plagosën. Televizion rus Life TV ka rindërtuar skenën e ngjarjes....

Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për tre kamikazë të cilët hyjnë në terminalin Ataturk, ku fillimisht hapin zjarr.Autoritetet turke kanë identifikuar të dyshuarin kryesor që mendohet të ketë qënë organizatori i sulmit.
Fjala është për Ilhami Balin i cili njihet ndryshe edhe si Ebu Bekir. Ai konsiderohet si një prej komandantëve më të lartë të Shtetit Islamik në Turqi si dhe dyshohet të jetë përgjegjës edhe për një sërë sulmesh të tjera.
Bekir shihet si një figurë e rëndësishme e kësaj organizate terroriste pasi ka një rrjet të gjerë që shtrihet në pothuajse të gjithë territorin turk. Autoritetet kanë nisur punën për të identifikuar edhe tre personat që sulmuan aeroportin Attaturk.
Zyrtarët e Policisë kanë publikuar edhe pamje filmike në të cilat shfaqet një prej të dyshuarve. Ai shihet gjatë kohës që vrapon pak minuta pas shpërthimit të parë, ndërkohë që mban në dorë edhe një armë të llojit Kallashnikov. Në qarkullim janë vendosur edhe fotografi të tij. Ende nuk ka një konfirmim se cili grup qëndron pas kësaj tragjedie.
Në një komunikatë për mediat, militantët kurdë e kanë mohuar autorësinë ndërkohë që ende nuk ka patur asnjë reagim nga ekstremistët e Shteti Islamik. Megjitahtë, ISIS mbetet edhe pista kryesore e hetimit.
