Turqi-sulmet në aeroport, arrestohen 13 militantë të ISIS-it
Të paktën 13 militantë të të ashtuquajturit “Shtetit Islamik” janë arrestuar në Izmir të Turqisë...

Të paktën 13 militantë të të ashtuquajturit “Shtetit Islamik” janë arrestuar në Izmir të Turqisë në kuadër të kontrolleve të shumta pas sulmit vdekjeprurës në aeroportin kryesor të Stambollit, që la pas 42 persona të vdekur dhe 239 të plagosur.
Policia turke po zhvillon kontrolle intensive në shumë zona të vendin për kapjen e elementëve të dyshuar se kanë lidhje me sulmin.
Të paktën 16 bastisje janë kryer në Stamboll gjatë natës së shkuar, ndërsa Agjencia shtetërore e lajmeve thotë se midis të arrestuarve, tre janë shtetas të huaj.
E përditshmja turke “Hurriyet” ka identifikuar një të dyshuar si shtetas rus nga Çeçenia. Autoritetet turke kanë bërë përgjegjës ISIS-in për dy sulmet vetëvrasëse në aeroportin “Ataturk”, një nga më të mëdhenjtë në botë.
Megjithëse Qeveria turke ka deklaruar se ISIS mbante vulën e shpërthimeve të së martës, organizata nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
