Samiti i ardhshëm i NATO-s, kërkohet unitet për përballje me terrorin

30.06.2016 13:33

Këshilli Veriatlantik përballet me numër të madh sfidash...

Pikërisht për këto situata, NATO më tepër se çdoherë duhet të jetë e bashkuar,  respektivisht tani kur partneri ynë Turqia është bërë shkak i shpeshtë i terrorizmit.

Kështu vlerëson zëvendëssekretari i Departamentit të Shtetit, Entoni Blinken.

“Mikja jonë, partnerja dhe bashkëpunëtorja e NATO –s, Turqia, edhe njëherë është viktimë e sulmeve terroriste. Jemi në solidaritet me miken tonë, Turqinë”,- deklaroi zëvendëssekretari i Departamentit të Shtetit, Entoni Blinken.

Në Samitin e Varshavës, më 7 dhe 8 korrik, duhet të rishikohet përforcimi ushtarak dhe politik, me qëllim që t’ju sigurojnë vendeve aspirante se dyert e NATO-s janë të hapura dhe se aleatët do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në misionin dhe punën e tyre, theksoi ish komandanti, Filip Bridlov. Në Samit, pjesëmarrësit duhet seriozisht të diskutojnë mbi unitetin e Aleancës, për mbrojtjen e  vendeve anëtare nga sulmet dhe terroret e ndryshme, thotë Bridlov.

“Bashkëpunëtori ynë është nën kërcënim të rrezikshëm, por shpresojmë se do të vijmë në zgjidhje të shpejtë mbi gjërat që shkaktojnë sfida të këtilla. Është me rëndësi që në vigjilje të Samitit  të arrijmë  një qëndrim të fortë  për unitet ne Aleancë, si dhe angazhim absolut në zbatimin e nenit 5”,- tha ish komandanti i lartë i NATO-s për Evropën, Filip Bridlov.

Në Samitin e NATO-s janë të ftuar të marrin pjesë përfaqësues të BE-së, për të konstatuar bashkëpunimin e mëtutjeshëm mes NATO-s dhe BE-së në planin e sigurisë dhe politikës. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)