Maqedoni

Pyetje deputetësh, Dimitriev: Partitë vazhdojnë bisedimet për Listën Zgjedhore

30.06.2016 16:32

Katër partitë politike i janë rikthyer dialogut për tejkalimin e krizës politike...

Në seancën për pyetje deputetësh, kryeministri, Emill Dimitriev, njoftoi deputetët për një përpjekje të re të katër subjekteve politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës. Sipas tij, diskutohet pastrimi plotësues i Listës Zgjedhore. 
 
"Në këtë moment mund të them se partitë politike përafërsisht po përafrohen në qëndrimet, se duhet të verifikohen rreth 40 mijë qytetarë të cilët për momentin nuk janë gjetur gjatë kontrollit në terren, ndërsa familjarë të afërt kanë dhënë përgjigje se ku ndodhen, dhe rreth 170 mijë qytetarë, të cilët supozohet se janë në punë të përkohshme jashtë RM-së, shqyrtohen modalitete të ndryshme që të vendosen në certifikatë të posaçme të LZ-së. Këto janë parametra të cilët po i bisedojnë partitë politike dhe në pajtueshmëri të marrëveshjes, KShZ-ja do t'i qaset pastrimit të LZ-së”,- deklaroi kryeministri, Emill Dimitriev.
 
Ernad Fejzullahu nga PDSh parashtroi një sërë pyetje deri te të gjithë funksionarët e BDI-së. Pyeti për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për proceset eurointegruese, për çështje në MPB, në Ministrinë e Drejtësisë dhe të Ekonomisë, si dhe për punësimet e shqiptarëve në administratë.
 
“Pyetje për zëvendëskryeministrin e BDI-së, Festim Halili: A është ende në fuqi tarifa për punësimin e shqiptarëve në  administratë nga 3000 euro deri në 5000 euro, ashtu si e kishte pasardhësi yt, Musa Xhaferi, apo ka ndryshuar? Paret për punësim të shqiptarëve në administratë nga 3000 euro deri në 5000 euro i merr t’i si zëvendëskryeministër, Festim Halili, apo ngel ajo praktikë që bënte Musa Xhaferi që i merrte shoferi i tij?”,- tha Ernad Fejzullahu nga PDSh.
 
LSDM nuk mori pjesë në seancën për pyetje deputetësh. Sipas koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së, Goran Sugareski, Kuvendi moti ka ndërprerë ta realizojë kompetencën e tij kushtetuese për kontroll të pushtetit ekzekutiv.
 
Opozita ka pezulluar pjesëmarrjen në punën e Kuvendit deri në vendimin e GjK-së për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Publike Speciale.
 
SHPËTIM NUREDINI