Maqedoni
Seanca gjyqësore për rastin “Kumanova”, vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtur
30.06.2016 16:41
Rasti “Lagja e trimave” në lidhje me ngjarjet në Kumanovë të 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar, vazhdon në Gjykatën Penale...

Para trupit gjykues ende dëshmojnë dëshmitarët e mbrojtur, policë që morën pjesë në konfliktin e armatosur në “Lagjen e trimave” në Kumanovë.
Shkaku i dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtur, Gjykata ka mbyllur procesin gjyqësor për publikun.
Në fillim të muajit maj u soll vendim që me këtë lëndë të bashkohet rasti "Vetëtima", pra me anëtarët e logjistikës, të cilët u arrestuan para disa muajve.
Pas bashkimit të dy rasteve, Gjykata Penale nuk mundej të sigurojë dhomë të përshtatshme ku do të ishin të plotësuara të gjitha kushtet për mbajtjen e gjykimit.
Me kërkesë drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe me vendim të Qeverisë u caktua që gjykimi të zhvillohet në sallën e madhe të Gjykatës Supreme.
Në ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë u vranë tetë policë, 37 u plagosën, si dhe 10 pjesëtarë të “Grupit të armatosur”.
Për ngjarjet nga "Lagja e trimave" janë akuzuar 29 persona, ndërsa si anëtarë të logjistikës tetë persona.
SANIJE DURAKU
