Maqedoni

Anketa e Lidhjes Rinore: Të rinjtë kanë pak njohuri për deputetët

30.06.2016 17:16

Qytetarët e vendit shumë pak i njohin deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Maqedonisë dhe shumë pak janë të informuar për aktivitetet e tyre që i bëjnë në institucionin më të lartë ligjvënës, në Parlament...

Kështu janë shprehur rreth 40 për qind e qytetarëve në anketën e realizuar nga Lidhja Rinore.
 
Sipas këtij hulumtimi, 40 për qind e të anketuarve të tjerë janë të mendimit se ndaj deputetëve duhen shqiptuar sanksione, ndërsa pjesa tjetër ka thënë se deputetët punojnë në interes të qytetarëve. 
 
“Mbi 20 për qind e të anketuarve janë shprehur se deputetët duhet marrin certifikatën faleminderuese, 40 për qind kanë thënë se ndaj deputetëve duhen shqiptuar sanksione, ndërsa pjesa tjetër, 40 për qind, ka treguar se ata nuk i njohin deputetët as aktivitetet e tyre në Kuvend”, -deklaroi Marija Arsovska nga Lidhja Rinore.
 
Hulumtimi i Lidhjes Rinore është pjesë e projektit kombëtar “Europa, my country”. Hulumtimi për vlerësimin e përfaqësuesve të Kuvendit realizohet edhe në disa vende të tjera evropiane.
 
Në Maqedoni, në të u përfshinë rreth 400 qytetarë, kryesisht të rinj, nën moshën 30 vjeçare. Të gjithë 123 përfaqësues të Parlamentit të Maqedonisë do të pajisen me certifikatën përkatëse, sipas asaj që kanë votuar anketuesit.
 
REXHEP QAMILI