Maqedoni

Pas 60 vitesh, largpërçues i ri 110 kilovoltësh Shkup-Tetovë

30.06.2016 17:38

Sistemi i elektrotransmetues i Maqedonisë sot provoi largpërçuesin e ri 110 kilovoltësh që lidh Shkupin dhe Tetovën...

Për këtë projekt janë investuar mbi 3,5 milionë euro, mjetet që janë siguruar nga buxheti i kompanisë dhe përmes linjës kreditore të Bankës Botërore. 
 
“Ky projekt është me rëndësi vendimtare për rrjetin kombëtar transmetues pasi mundëson furnizimin stabil dhe të besueshëm me energji elektrike të rajonit të Tetovës dhe të Shkupit, si dy rajone më të mëdha konsumuese në sistemin elektroenergjetik në Maqedoni”,- deklaroi drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Sinisha Spasov.
 
Largpërçuesi i ri do ta zëvendësojë largpërçuesin ekzistues që ishte në funksion mbi 60 vjet dhe i cili ishte vendosur në shtylla betoni të cilat tani janë zëvendësuar me shtylla të çelikut. 
 
ERSAN PAJAZITI