Maqedoni
Berisha: Qeveria që do kapjen e drejtësisë nuk është për BE
30.06.2016 17:53
Ish-kryeministri, Sali Berisha, i ka konsideruar sinjale të forta deklaratat që erdhën nga Bundestagu gjerman një ditë më parë e që lidhen me statusin kandidat të Shqipërisë në BE.

Nga foltorja e kuvendit, ai e ftoi mazhorancën ta votojë reformën në drejtësi bashkë me nenin 88 të Venecias, i cili mundëson moskapjen politike të drejtësisë.
Po gjatë ditës së sotme, mazhoranca vetëm me votat e saj futi në kalendarin e Kuvendit draftin e reformës, por opozita e kundërshtoi. Kjo do të thotë se paketa e reformës në drejtësi do të kalojë në parlamentin shqiptar brenda muajit korrik.
Një ditë më parë, kryetari i Komisionit për Europën në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, tha se Shqipëria rrezikon edhe statusin e vendit kandidat në BE nëse nuk miraton reformën në drejtësi.
LULJETA NDOKA
