Botë

Shkatërrohet karteli Itali-Kolumbi- SHBA, sekuestrohen 11 tonë kokainë

30.06.2016 19:05

Një maksioperacion kundër trafikut të drogës është ndërmarrë mes Italisë Kolumbisë dhe SHBA...

Policia ka shkatërruar një kartel ndërkombëtar të trafikut të drogës i cili nga hetuesit konsiderohet si tepër i rrezikshëm. Gjithsej janë kryer 144 arrestime vetëm mes Italisë dhe Kolumbisë janë kryer 33.
Plot 11 tonë kokainë është sekuestuar. Kjo sasi droge nëse do të dilte në treg karteli do të përfitonte rreth 3 miliardë euro
 
Operacioni është koduar “Dy detet” dhe hetimet kanë mundur të identifikojnë 15 narkotrafikantë të akuzuar se kanë importuar 240 kg kokainë të pastër.
 
Organizata kishte një strukturë paralele dhe një sërë korrierësh të cilët pasi merrnin paratë e drogës nga kalabrezët ia dërgonin furnizuesve kolumbianë.
 
Sipas hetimeve në krye të kësaj organizate ishin dy vëllezërit figura të njohura të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe të familjeve mafioze kalabreze.
 
Trafikantët vepronin në Kolumbi, Kosta Rika, Panama, Meksikë, Brazil, Lima, Kili, Venezuelë, Republikë Domenikane, dhe Ekuador. Hetimet në Amerikën e Jugut kanë quar në arrestimin e 111 personave si dhe në zbulimin e 7 laboratorëve klandestinë.