Botë

Shkoi për të marrë të birin nga ISIS, vdiq gjatë sulmeve në Stamboll

30.06.2016 20:04

Një prej viktimave në aeroportin e Stambollit gjatë sulmit terrorist të së martës, ishte edhe gjenerali Fethi Bayoudh nga Tunizia...

Ai kishte dy javë në Turqi dhe ishte vënë në kërkim të të biri, një ish-student mjekësie që ishte bashkuar ISIS-t prej dy vitesh.
 
Për gjetjen e të riut, i ndjeri ishte ndihmuar nga Konsullata e Tunizisë në Stamboll dhe kërkimet nisën menjëherë pasi autoritetet turke kishin se kishin arrestuar të birin e gjeneralit, Anouarin, 26-vjeçar.
 
58 vjeçari  Bayoudh vdiq teksa po priste gruan e tij në terminalin e aeroportit “Ataturk” të Stambollit. Një grua tuniziane u plagos gjithashtu nga atentati i trefishtë./Ora News