Prezantim i potencialeve dhe mundësive në portin e Durrësit

01.07.2016 09:13

Në Odën ekonomike të Maqedonisë sot do të mbahet prezantimi i potencialeve dhe mundësive për shfrytëzimin e shërbimeve të portit në Durrës...

Qëllimi i prezantimit është njoftimi i subjekteve ekonomike me potencialet dhe mundësitë që i ofron porti në Durrës, si port i dytë më i afërt detar për nevojat e ekonomisë së Maqedonisë, e në funksion të intensifikimit të bashkëpunimit për shfrytëzimin e tij më të madh.

Prezantimin do ta realizojë ekipi profesional nga porti i Durrësit, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm, Gazmend Shalsi. (mia.mk)