Regjim kohor për automjetet e rënda transportuese në periudhën verore
Regjim kohor për automjetet e rënda transportuese në periudhën verore...

Prej sot fillon të zbatohet regjimi kohor i komunikacionit në periudhën verore në rrugët shtetërore në Republikën e Maqedonisë, me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese, masa e tërësishme e të cilave tejkalon 15 ton gjatë ditëve të uikendit dhe gjatë ditëve të temperaturave të larta ekstreme, kumtoi Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM).
Ndalesa vlen për periudhën nga ora 17 deri në orën 22 të premten, nga ora 9 deri në orën 18 të shtunën dhe nga ora 9 deri në orën 22 të dielën.
Në ditët me temperatura të larta ekstreme, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten në periudhën nga ora 11 deri në orën 17.
"Kufizimi nuk ka të bëjë me automjetet të cilat transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, drithëra dhe kultura të drithërave dhe mall që prishet shpejtë, naftë dhe derivate të naftës, transport të materialeve të rrezikshme dhe automjete të cilat kryejnë transport për kompanitë të cilat kanë lidhur marrëveshje për kryerje të projekteve të rrugëve shtetërore me NP Rrugë shtetërore", thuhet në kumtesën e LAMM.
Në rrugën magjistrale aksi A2: Shkup-Ohër-Shkup ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese masa e tërësishme e të cilave tejkalon 7,5 tonë gjatë uikendeve dhe atë të premten nga ora 15 deri në orën 22, të shtunën nga ora 7 deri në orën 12 dhe nga ora 18 deri në orën 24 dhe të dielën nga ora 7 deri në orën 22.
Regjimi kohor i komunikacionit për automjetet e rënda transportuese do të zgjasë deri më 1 shtator të këtij viti. (mia.mk)
