Ministrja Arsovska­Tomovska për vizitë në Veles

01.07.2016 09:46

Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska Tomovska sot do të mbajë....

Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska Tomovska sot do të mbajë mbledhje pune me kryetarin e komunës së Velesit Sllavço Çadiev për Ligjin e ri për procedurë të përgjithshme juridike.

Në mbledhje, siç kumtoi Minsitria kompetente, do të marrin pjesë edhe drejtorët e ndërmarrjeve publike, institucioneve dhe institucionet nën kompetencë të komunës. (mia.mk)