Punëtori kombëtare për menaxhim me mbeturinat
Në Shkup sot do të mbahet punëtoria e parë kombëtare e projektit...

Në Shkup sot do të mbahet punëtoria e parë kombëtare e projektit "Përgatitja e dokumentacioneve të nevojshme për vendosje të sistemit të vetëqëndrueshëm të integruar dhe financiar për menaxhim me mbeturinat në rajonin e Pellagonisë, rajonin Jugperëndimor, atë të Vardarit dhe rajonin e Shkupit", në të cilën do të prezantohen Raportet për vlerësimin e gjendjeve në menaxhimin me mbeturinat për të gjitha katër rajonet.
Punëtorinë kombëtare do ta hapë zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Stevo Temelkovski. Projekti është inicuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në suaza të IPA dhe është implementuar nga ENVIROPLAN S.A. (lider) me partnerët e tij të konzorciumit LOUIS BERGER, BiPRO GmbH, EPEM S.A., SLR Consulting Ltd. (mia.mk)
