Kufizohet lundrimi i skuterëve dhe barkave nëpër liqene

01.07.2016 10:12

Prej sot hyn në fuqi kufizimi për lundrimin e skuterëve dhe barkave...

Prej sot hyn në fuqi kufizimi për lundrimin e skuterëve dhe barkave në ujërat e liqeneve natyrale në Maqedoni.

Ndalesa për lëvizje do të vlejë deri më 31 gusht, në periudhën prej orës 11 deri në orën 19 përmes Liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit. Barkat, nuk guxojnë të lundrojnë në ujërat e liqeneve prej orës 21 deri në orën 05.

Njeriu i pari i Kapitanisë, Goran Ustijanoski ka dërguar apel për respektimin e kufizimeve dhe rregullimeve për lundrim.

"Kontrollet zhvillohen sipas rutinës dhe çdo ditë apelohet deri te të gjithë marinarët që barkat e tyre të jenë të regjistruara, të posedojnë certifikatë për lundrim dhe të jenë të pajisura me pajisje përkatëse të cilat janë të rregulluara me rregulloret", deklaroi Ustijanoski për MIA-­n.

Ai përkujtoi se për disa shkelje mundet menjëherë të jepet ndalesë, por nëse ka mangësi ekziston mundësia për këshillim dhe në një afat të caktuar t'i largojnë mangësitë.

"Nëse ky afat nuk rregullohet atëherë hyn në fuqi ndalesa për lundrim, por nëse vazhdon me lundrim edhe më tej shqiptohet edhe gjobë", theksoi Ustijanoski. Kufizimet për lundrimin e skuterëve vendoset për sigurinë e notuesve dhe pjesëmarrësve në lundrim. (mia.mk)